Halit Süleyman
04 Dhjetor 2016•Përditësim: 05 Dhjetor 2016
IDLIB (AA) – Në sulmet ajrore në tregun e Kafr Nable-s, i cili i takon provincës së Idlibit në Siri, u vranë 12 civilë dhe u plagosën 23 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtari i Mbrojtjes Civile lokale, Omer Ulvan ka thënë se sulmet i kanë kryer avionët e ushtrisë siriane.
"Avionët e forcave të regjimit bombarduan tregun në qendër të qytetit. Përveç humbjeve në njerëz, ka patur zjarr në shumë automjete dhe dyqane. Ekipet e Mbrojtjes civile shuan zjarrin, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme", tha Ulvan.
Sipas tij, personat e plagosur janë shtruar në spital, kurse disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.