Halit Süleyman,Selen Temizer
22 Prill 2016•Përditësim: 23 Prill 2016
HALEP (AA) - Në sulmet ajrore të avionëve luftarak rus në Halep të Sirisë, u vranë dhjetë persona dhe u plagosën 25 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Ibrahim Abu Leis, nga Mbrojtja civile, në bombardimin e fshatrave Bustan al-Qasr, Bab Hadid, Ansari dhe Mes'hed, janë vrarë dhjetë civilë, ndërsa 25 u plagosën.
Të plagosurit janë transportuar në spitalet lokale.
Sulmet ajrore ruse kanë filluar më 30 shtator të vitit të kaluar. Edhe pse operacionet ishin paralajmëruar në kuadër të luftës kundër terroristëve të DAESH-it, avionët rusë kanë bombarduar edhe fortifikatat e opozitës së moderuar siriane në Idlib, Homs, Hama dhe Hlep.
Pastaj më 14 mars, 2016, u soll një vendim për të reduktuar praninë ushtarake në Siri. Pas një armëpushimi të përkohshëm të arritur më 27 shkurt, Rusia në masë të madhe ka reduktuar sulmet.