Ahmet Karaahmet,Mehmet Burak Karacaoğlu
10 Qershor 2021•Përditësim: 10 Qershor 2021
Në sulmin e kryer në fshatin Iblin në zonën e de-përshkallëzimit në Idlib nga regjimi i Bashar al Asadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani, humbën jetën 6 civilë ndërsa 13 të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë nga burimet e Mbrojtjes Civile Siriane (Helmetat e Bardha), forcat e regjimit sulmuan fshatin Iblin, i vendosur në jug të Idlibit.
Në sulm humbën jetën 6 persona. Ndërsa 13 civilët e plagosur u dërguan në spitalet përreth ku gjendja e 3 të plagosurve është e rëndë.
Ndërkohë avionët luftarakë, të cilët sipas vëzhguesve të opozitës i përkisnin Rusisë, në orët e para të mëngjesit kryen sulme ajrore në fshatrat Mozara, Belyun, Fattira dhe Keferavid në jug të Idlibit.
- Gjendja në Idlib
Turqia, Rusia dhe Irani në mbledhjen e mbajtur në Astana më 4-5 maj të vitit 2017 morën vendim për formimin e 4 "zonave të sigurta" në Idlib dhe provincat e saj fqinje si në (Latakia, Hama, Halep), në veri të Humusit, në lindje të Gutës në Damask dhe në rajonet jugore të vendit (Dara dhe Quneitra).
Regjimi dhe terroristët e mbështetur nga Irani dhe me mbështetjen ajrore të Rusisë, morën 3 nga 4 rajonet dhe u drejtuan drejt Idlibit. Turqia në shtator 2018 në Soçi arriti marrëveshje shtesë për të forcuar armëpushimin me Rusinë.
Në maj 2019 Rusia dhe forcat e regjimit filluan operacionet për të marrë të gjithë rajonin ku morën disa vendbanime të mëdha në Idlib.
Ndërkaq, në Moskë më 5 mars 2020 u arrit një marrëveshje e re midis Turqisë dhe Rusisë.
Armëpushimi, të cilin forcat e regjimit e shkelin herë pas here, kryesisht është i mbrojtur. Periudha 2017-2020 është periudha ku gati 2 milionë civilë u detyruan të migrojnë në rajonet afër kufirit me Turqinë si pasojë e sulmeve nga forcat e regjimit dhe Rusisë.