Ekip
13 Dhjetor 2016•Përditësim: 14 Dhjetor 2016
HALEP (AA) - Pasi opozitarët u tërqhoqën edhe nga 3 rajone që kishin nën kontroll si pasojë sulmeve të ashpra të regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij në rajonin lindor të Halepit në Siri po përpjetohet një situatë e rrezikshme jetësore në territorin prej 6 kilometra katrorë ku kanë mbetur të bllokuar dhjetëra mijëra civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga gazetarët e AA-së në Halep mësohet se opozitarët si pasojë e sulmeve të ashpra që kanë vazhduar deri në orët e drekës të ditës së djeshme janë detyruar të tërhiqen nga rajonet Bab Antakja, Bustan el Kasr dhe Xhellum ku ndodhet edhe xhamia histroke Emevi.
Kështu në këtë mënyrë territori nën kontrollin e opozitarëve nga 8.6 kilometra katrorë ka rënë në 6 km katrorë.
Milicët shiitë dhe ushtria e Asadit qëllon me armë të rënda nga ajri dhe toka territorin prej 6 km katrorë pa bërë dallime në stuatën e civilëve të cilët nuk kanë vend ku të strehohen dhe që nuk mund të dalin nga rajoni.
Për shkak të sulmeve intensive dhe nxerrjes jashtë funksionit në masë të madhe të mjeteve të komunikimit përmasat e masakrave të civilëve është e pamundur të përcaktohen plotësisht.
Teksa një pjesë e civilëve qëndrojnë në rajonet e marra nën kontrollin e regjimit, theksohet se ushtria e Asadit po lejon një pjesë të popullatës që të dalë jashtë rajonit nga disa rrugë.
Civilët e mbetur presin siguritë themelore si garantimin e sigurisë së jetës në zonën e regjimit, mos arrestimi apo dërgimi me forcë në ushtrinë e Asadit të meshkujve të ndaluar, lejimin për kalim në zona të sigurta dhe mos ndarjen nga njëri tjetri të anëtarëve të familjeve.
Por kryesisht militantët e komanduar nga Irani duke penguar evakuimin po shkaktojnë rritjen e humbjes së jetëve të civilëve.
Ditën e djeshme ushtria e regjimit dhe milicët shiitë dogjën të gjallë 4 fëmijë dhe 9 gra si dhe ekzekutuan me plumba 67 meshkuj.
Regjimi dhe mbështetësit e tij me bombardimet ajrore dhe tokësore që nga 15 nëntori e deri tani kanë vrarë 1.071 civilë dhe kanë plagosur mijëra të tjerë në lindje të Halepit.