Halit Süleyman
02 Maj 2016•Përditësim: 02 Maj 2016
AZEZ (AA) - Trupat opozitare siriane, në rrethinën e fshatit Yeni Yaban i cili ndodhet në lindje të Azez-it në Halep, kanë vrarë 16 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mes DAESH-it dhe trupave opozitare kanë ndodhur përleshje të dhunshme në fshatin Yeni Yaban i cili ndodhet në lindje të Azez-it.
Trupat opozitare i kanë vrarë 16 pjesëtarë të DAESH-it të cilët janë përpjekur të hyjnë në fshatin në fjalë. Opozitarët gjithashtu kanë marrë nën kontroll fshatrat Sandra dhe Shabanije, në lindje të Azez-it dhe ishin nën kontrollin e DAESH-it.