Halit Süleyman
04 Tetor 2016•Përditësim: 04 Tetor 2016
HALEP (AA) – Numri i personave të vdekur nga shpërthimi që të hënën ndodhi në sallonin e dasmave në qytetin Haseke të Sirisë, është rritur në 30, ndërsa numri i personave të plagosur në 90, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve lokale, shpërthimi ndodhi në një sallon dasmash në qytetin Haseke në pjesën veriperëndimore të Sirisë së përfshirë nga lufta.
Personat e plagosur janë transferuar në spitalet në Haseke dhe Qamishli, ndërsa shumica prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Agjencia siriane e lajmeve SANA lajmëroi se përgjegjësinë për sulmin e ka ndërmarrë organizata terroriste DAESH.
Burimet lokale theksojnë se bëhet fjalë për sulm vetëvrasës.