Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
13 Prill 2017•Përditësim: 13 Prill 2017
HALEP (AA) - Tre civilë janë plagosur në një sulm me bombë fosfor në qytezën Darat Izza, në prefekturën e Halepit, në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Suphi Arif, një nga zyrtarët e mbrojtjes civile në Darat Izza që gjendet në perëndim të Halepit, në një deklaratë për AA tha se "Një aeroplan ushtarak për të cilin besojmë se i përkiste ushtrisë ruse, ka shënjestruar vendbanimet me bombë fosfor".