Mohamed Sabry Emam Muhammed
28 Shkurt 2016•Përditësim: 29 Shkurt 2016
STAMBOLL (AA) - Së paku 15 persona kanë humbur jetën në ditën e parë të marrëveshjes për ndalimin e luftimeve në Siri, e cila hyri në fuqi të shtunën më 27 shkurt, raporton Anadolu Agency (AA).
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) në raportin të publikuar sot thekson se gjatë ditës së djeshme në Siri janë regjistruar 14 shkelje të marrëveshjes në fjalë nga ana e forcave të regjimit.
Theksohet se nga 15 të vrarët, 13 janë luftëtarë të opozitës.