Safiye Karabacak,Nour Gelle Gedi
09 Maj 2016•Përditësim: 10 Maj 2016
MOGADISHU (AA) –Katër persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi vetëvrasës mbi një stacion policie në lindje të Mogadishus, kryeqytetit të Somalisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Burime lokale kanë njoftuar se objektiv i sulmit ka qenë stacioni policor në Shangani.
Zëdhënësi i qytetit Mogadishu, Abdulfettah Omar Haleni tha se një sulmues kishte aktivizuar mjetin shpërthyes, ndërkohë që një tjetër është penguar të futet në stacionin policor.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë askush.