Nour Gelle Gedi,Daniel Gallego
16 Dhjetor 2015•Përditësim: 17 Dhjetor 2015
MOGADISHU (AA) - Si pasojë e shpërthimit të një mine në rrugë gjatë kalimit të një automjeti ushtarak në Somali jetën e humbën 9 ushtarë, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefekti i qytetit Afguye të rajonit Shabelle e Poshtme në jug të vendit, Abdulgani Muhammed, në deklaratën për gazetarin e AA-së theksoi se si pasojë e shpërthimit të minës së vendosur në rrugë gjatë kalimit të një automjeti ushtarak jetën e humbën 9 ushtarë, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur.