Hacer Başer
16 Dhjetor 2015•Përditësim: 17 Dhjetor 2015
ADEN (AA) – Forcat lojale të presidentit jemenas Abdurab Mansour Hadi dhe forcat e lëvizjes shiite Husi me marrëveshje të ndërsjellë në jug të Jemenit kanë kryer shkëmbimin e të burgosurve, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i paemëruar i forcave jemenase të rezistencës popullore njoftoi se shkëmbimi i të burgosurve është bërë në vendin Yafi në jug të qytetit Lahij dhe se me këtë rast forcat jemenase kanë liruar 360 të burgosur, ndërsa lëvizja shiite Husi 260.
Paralelisht me këtë, gjatë negociatave paqësore në Gjenevë delegacionet nuk arritën përparim në zgjidhjen e krizës humanitare dhe ndalimin e okupimit të qytetit Taiz.
Delegacioni i kryengritësve Husi nuk pajtohet me kërkesën që t’i japë fund okupimit të Taiz-it, ndërsa delegacioni i qeverisë jemenase kërkon që të hapet korridor humanitar për këtë qytet dhe të lirojë 900 të burgosur.
Negociatat paqësore në Gjenevë kanë filluar dje, ndërsa me kërkesë të presidentit jemenas Hadi është shpallur armëpushim shtatë ditor në vend.