Nour Gelle Gedi,Meryem Kasım
07 Nëntor 2015•Përditësim: 07 Nëntor 2015
MOGADISHU (AA) - Në kryeqytetin e Somalisë Mogadishu, pas një sulmi me armë është plagosur rëndë deputeti Muhammed Ahmed, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të dëshmitarëve, nga një automjet është hapur zjarr ndaj Ahmedit kur ai ishte në tregun më të madh në Mogidshu. Më pas është njoftuar se deputeti i plagosur rëndë është transferuar në spital dhe është marrë nën trajtim.
Sipas informacioneve në shtypin lokal, forcat e sigurisë filluan kërkimet për kapjen e sulmuesit të arratisur i cili shënjestroi Ahmedin.