Ekip
01 Gusht 2019•Përditësim: 06 Gusht 2019
Një gjykatë ushtarake në Somali ka dënuar me vdekje një terrorist të DEASH-it për rolin e tij në vrasjen e 5 personave, përfshirë civilë dhe një zyrtar të sigurisë në incidentet me të shtëna në vitet 2018 dhe 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas kreut të Gjykatës ushtarake, Hassan Ali Nour Suute, 25-vjeçari Adan Mohamed Ali u dënua për anëtarësim në grupin terrorist DEASH dhe për rolin e tij në vrasjen e të paktën 5 personave në qytetet Bosaso dhe Mogadishu.
“Pasi kemi parë prova të mjaftueshme, kjo gjykatë ka dënuar me vdekje Adan Mohamed Ali-un, 25-vjeçar, i lindur në qytetin Beledwayne të rajonit Hiran”, tha Shuute.
Gjykata liroi Abdishakur Hajji Barsanji, i cili po ashtu u akuza si anëtar i një grupi pro-DEASH në Somali.