Ekip
01 Gusht 2019•Përditësim: 01 Gusht 2019
Këshilli i Përkohshëm Ushtarak (TMC) i Sudanit ka deklaruar se trupat paraushtarake të Forcave të Ndihmës së Shpejtë (RSF) ishin të përfshirë në vrasjen e 6 nxënësve në qytetin El-Obied të hënën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim, TMC tha se personeli i përfshirë janë arrestuar dhe hetimi për vrasjen e fëmijëve ka nisur.
Të hënën, gjatë protestave kundër rritjes së çmimeve të mallrave forcat qëlluan për vdekje nxënësit gjatë protestave.