Meltem Uzun
15 Nëntor 2015•Përditësim: 15 Nëntor 2015
ANTALIA (AA) - Sot në Antalia të Turqisë mbahet Samiti i 20 vendeve më të zhvilluara në botë. Në këtë Samit marirn pjesë gjithashtu edhe vende si dhe kryetarë shtetesh të cilët nuk bëjnë pjesë në G20, por janë prezent si të ftuar, raporton Anadolu Ageency (AA).
Udhëheqësit e Grupit të 20-ë, ekonomive më të mëdha, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Japonia, Rusia, Kanadaja, Australia dhe Brazili, do të takohen sot dhe nesër në Antalia, kryesisht për të diskutuar çështje rreth ekonomisë, në nivel global. Në këtë Samit marrin pjesë rreth 10 mijë të ftuar, ndërkohë këtë eveniment e ndjekin 2 mijë e 469 punonjës të mediave.
Temat kryesore të përcaktuara nga vendi organizatorë dhe President i radhës i G20-tës, Turqia, pritet të jenë si; gjithëpërfshirja, investimet dhe aplikacioni. Në këtë konteskt synohet forcimi i ekonomisë global, bërja e kësaj e konomie gjithëpërfshirëse si dhe rritja e bashkëpunimit mes vendeve të G20 dhe vendeve më pak të zhvilluara. Mundësimi i një rritjeje të qendrueshme ekonomike të tyre, rritja e invesitmeve si dhe ndjekja e aplikimeve aktive të vendimeve të marra në këtë Samit.
Samiti i cili do të startojë me pritjen e Liderëve nga Presidentit i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të vazhdojë më një fotografi familjare dhe më pas do të pasojë me një darkë pune ku tema kryesore në këtë eveniment pritet të jetë ndryshimet klimaterike në botë. Ndërkohë gjatë ditës së sotme Presidenti, Erdoğan pritet të zhvillojë takime bilaterale me Presidentin e SHBA-së, Barack Obama, Kancelaren gjermane, Angela Merkel si dhe Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Nga ana tjetër po gjatë ditës së sotme pritet të mbahet një takim edhe në kuadër të grave të G20 (ë20) nismë kjo e marrë gjatë presidencës së Turqisë. Në këtë takim bashkëshortja e presidentit të Turqisë, Emine Erdoğan pritet të mbajë hapjen e një paneli të titulluar "Gratë Refugjate" dhe më pas pritet të japë edhe një darkë për bashkëshortet e liderëve të ardhur në këtë Samit.
- Dita e dytë
Gjatë ditës së dytë të Samitit G20 lidërët pritet të marrin pjesë në panelin me temë; "Rritja e Qendrueshmërisë" ku pritet të diskutohen tema mbi rregullatorët e financave globale, sistemi i tatimeve ndërkombëtare, lufta kundër korrupsionit dhe reformat e FMN-së.
Samiti pritet të përfundojë me një prezantim të Presidentit të Kinës, Shi Cinping i cili pritet të marrë presidencën e rradhës të këtij Samiti.
Ndërkohë përfundimet dhe vendimet e marra në këtë Samit pritet të publikohen nga Presidenti, Erdoğan përmes një konference për shtyp.