Elvir Hociç
17 Maj 2017•Përditësim: 18 Maj 2017
GJENEVË (AA) – Shtëpia e ankandeve Sotheby's ka shitur një palë vathë me diamante në Gjenevë për çmimin rekord prej 57 milionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i shtëpisë së ankandit David Bennett ka thënë se bëhet fjalë për çiftin më të mirë të vathëve që janë shitur ndonjëherë në ankand.
Njëri vath ka diamantin e kaltërt të quajtur Apollo dhe tjetri është me diamantin rozë atë që mban emrin Artemis.