Recep Canik
17 Maj 2017•Përditësim: 17 Maj 2017
SOMALI (AA) - Numri të vdekurve nga epidemia e kolerës që ka kapluar Somalinë është rritur në 700, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari lokal Saed Mohamud Hassan ka konfirmuar se nga kolera janë infektuar edhe 30 persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë, në fshatrat Dalhis, Hodley, Halaney dhe Hul-Adur, në pjesët qendrore të vendit.
Sipas tij, nga 30 të infektuarit 11 kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë, numri i vdekjeve në mbarë vendin është rritur në 700 persona.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, incidentet e dhunës dhe thatësira që ka kapluar vendin nga viti 2010 ka shkaktuar dëme serioze në florën dhe faunën e vendit.
Mbi tre milion njerëz çdo ditë vuajnë nga uria, ndërsa kanë vështirësi në sigurimin e ushqimeve dhe ujit të pastër. Epidemia ka prekur 13 nga 18 rajone të Somalisë dhe thuhet se është epidemia më e rëndë në pesë vitet e fundit.