Selçuk Acar
31 Mars 2017•Përditësim: 31 Mars 2017
NEW YORK (AA) - Kompania SpaceX ka lançuar në hapësirë një satelit komunikimi përmes një rakete të përdorur më parë, raporton Anadolu Agency (AA).
SpaceX, e cila deri më tani asnjëherë nuk ka përdorur për herë të dytë raketë të lançuar më parë dhe e cila që nga viti 2011 zhvillon punime në këtë drejtim, ka realizuar një fluturim kritik drejt hapësirës.
Kompania ka dërguar drejt orbitës njërën nga raketat Falcon 9 të përdorura më herët e cila transportoi satelitin e komunikimit "SES-10" nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida e Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) në orën 18:27 sipas kohës lokale.