Zehra Ulucak
26 Maj 2016•Përditësim: 27 Maj 2016
CAPE CANAVERAL (AA) - Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Administrimit të Hapësirës (NASA) e hapi kapakun e kapsulës së banimit BEAM (Moduli Operativ i Zgjerueshëm Bigelow) e cila mund të fryhet, të cilën NASA e dërgoi në hapësirë muajin e kaluar përmes SpaceX, raporton Anadolu Agency (AA).
Kapsula kapakun e të cilit e hapi astronauti Jeffrey Williams në stacionin hapësinor në mënyrë që të mbushet me ajër dalëngadalë, filloi të fryhet në hapësirë në një largësi prej 400 kilometrash nga toka.
BEAM, i cili gjendet i fiksuar në stacionin hapësinor në diametër prej 2,3 metrash dhe thellësi prej 1,5 metrash, do ta arrijë vëllimin prej 16 metrash kub pas fryrjes.