Şenhan Bolelli
24 Prill 2020•Përditësim: 24 Prill 2020
Me 367 vdekje të reja në 24 orët e fundit në Spanjë është rritur në 22.524 numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Spanjës lidhur me pandeminë COVID-19 në vend, me 367 vdekje të reja në 24 orët e fundit në Spanjë numri i vdekjeve është rritur në 22.524, ndërsa me 6.740 raste të reja është rritur në 219.764 numri i përgjithshëm i të infektuarve.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 të shënuara në 24 orët e fundit theksohet se është shifra më e ulët e deklaruar që nga 21 marsi kur u shënuan 324 vdekje.
Ndërsa numri i personave që kanë mposhtur COVID-19 njoftohet se ka arritur në 92.355.
Qeveria e koalicionit të majtë në Spanjë zgjati deri më 9 maj gjendjen e jashtëzakonshme të cilën e nisi më 14 mars për shkak të COVID-19. Qeveria e cila në fazën e parë ka lejuar fëmijët nën 14 vjeç me kusht që të jenë të shoqëruar me një anëtar të familjes të dalin në rrugë për një kohë të shkurtër dhe vetëm në zonën përreth 1 km larg nga shtëpia, planifikon që nga mesi i majit të lirojë gjendjen e jashtëzakonshme.