Elvir Hociç
18 Maj 2017•Përditësim: 19 Maj 2017
MOSKË (AA) - Qendra e Kontrollit mbrëmë ka kryer një manovër të suksesshme të ndryshimit të pozicionit të stacionit ndërkombëtar hapësinor (ISS) në orbitë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia ruse e lajmeve TASS raporton se manovra është kryer në mesnatë dhe ka zgjatur 13 sekonda.
Lartësia mesatare në të cilën ndodhet stacioni në orbitë është rritur për 350 metra më lart dhe tani është vendosur në lartësi prej 405.1 kilometër.
Manovra është realizuar me qëllim të marrjes të një pozite më të përshtatshme në prag të uljes së fluturakes hapësinore Soyuz MS-03 e cila pritet të mbërrijë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor në fillim të qershorit