Betül Yürük
09 Korrik 2016•Përditësim: 09 Korrik 2016
VARSHAVË (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se do të ofrojnë një paketë gjithëpërfshirëse të ndihmës për të bërë më efektiv sistemin mbrojtjes dhe të sigurisë së Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ditën e dytë të Samitit në Varshavë të Polonisë ku janë mbledhur së bashku krerët e shteteve dhe të qeverive të 28 vendeve anëtare të NATO-s, Stoltenberg dhe presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit të Komisionit NATO-Ukrainë.
Stoltenberg ka vënë në dukje se në takim kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Ukrainë, dhe ka pohuar se do të vazhdojnë të mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.