Ekip
23 Gusht 2016•Përditësim: 24 Gusht 2016
JUBA (AA) - Luftimet e reja në verilindje të Sudanit Jugor kanë lënë të paktën 153 të vdekur duke përfshirë tetë civilë dhe zhvendosjen e mbi 30 mijë njerëzve, kryesisht gra dhe fëmijë, për të kërkuar strehim në fshatrat fqinje, bëri të ditur një deputet që përfaqëson zonën në parlamentin tranzitor të Sudanit Jugor, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë Lual Ruai Koang ka mundur të konfirmojë se vetëm 105 militantë besnikë të udhëheqësit rebel Riek Machar u vranë dhe më shumë se 80 prej tyre janë kapur.
"Ata ishin duke sulmuar pozicionet tona pasi dëgjuan për evakuimin e mundshëm të liderit të tyre nga ana e OKB-së javën e kaluar", ka thënë Ruai.
Të premten e kaluar OKB-ja tha se i ishte përgjigjur për arsye humanitare që të ndihmonte Macharin që të largohej nga vendi. Ai kishte ikur nga Juba muajin e kaluar, pasi baza e tij u sulmua nga trupat besnike të presidentit Salva Kiir. Zëdhënësi i tij tha se nuk mund të zbulojë vendndodhjen e tij për shkaqe të sigurisë.