İdris Okuducu,Hemin Hüseyin
23 Gusht 2016•Përditësim: 23 Gusht 2016
MUSUL (AA) - Ushtria e Irakut ka rrethuar qytetin El Kajjara i cili ndodhet në jug të Musulit dhe që është nën kontrollin e organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarin e AA, Kolonel Emin Shejhani tha: "Qyteti El Kajjara është rrethuar nga forcat tona. Janë duke u bombarduar me artileri të rëndë pozicionet e DAESH-it në qendër të këtij qyteti."
Duke theksuar se të gjitha rrugët që të çojnë në këtë qytet janë rrethuara nga forcat e sigurisë së Irakut, Shejhani shtoi se militantët në këtë mënyrë nuk do të mund të arratisen.