Mohamed Elkhatem,Afra Aksoy
02 mars 2017•Përditësim: 02 mars 2017
HARTUM (AA) - Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, ka emëruar ndihmësin e tij Bakri Hassan Saleh si kryeministër, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ibrahim Mahmud, ndihmëspresident dhe zëvendëskryetar i Partisë Kongresi Nacional të kryesuar nga Bashir, në një konferencë për media ka thënë se "Në mbledhjen me zyrtarët e lartë të partisë, është rënë dakord që Saleh të emërohet si kryeministër. Saleh në të njëjtën kohë do të vazhdojë të ushtrojë edhe detyrën e ndihmësit të parë të presidentit".