Atila Altuntaş
25 Maj 2016•Përditësim: 26 Maj 2016
STOKHOLM (AA) - Gjykata e Stokholmit e refuzoi apelin e Assange, i cili akuzohet për ngacmin seksual, për anulimin e vendimit për arrestimin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën në faqen zyrtare të internetit të gjykatës, njoftohet se vazhdon akuza e tij si i dyshuar për ngacmin seksual dhe se është refuzuar apeli për anulimin e vendimit për arrestim.
Në qershor të vitit 2012, përderisa ishte në Angli, Assange ishte strehuar në ambasadën e Ekuadorit pas vendimit për kthimin e tij në Suedi. Në rast se ai del nga ndërtesa e ambasadës, pritet që të arrestohet dhe të kthehet në Suedi me arsyetimin se i ka shkelur kushtet e lirimit.