Atila Altuntaş
13 tetor 2017•Përditësim: 14 tetor 2017
STOKHOLM (AA) - Në një sulm të armatosur në qytetin Trelleborg të Suedisë janë plagosur katër persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Një person i armatosur ka hapur zjarr në një qytet në jug të Suedisë, kurse zëdhënësi i policisë Fredrik Bratt konfirmoi se janë plagosur katër persona.
Ai nuk dha informacione për gjendjen e të plagosurve. Bratt theksoi se zona ku ndodhi sulmi është nën kontrollin e policisë dhe se ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për të arrestuar personin apo personat që kryen sulmin.