Atila Altuntaş
31 Gusht 2017•Përditësim: 31 Gusht 2017
STOCKHOLM (AA) - Një polic në kryeqytetin e Suedisë Stockholm është plagosur pasi është sulmuar me thikë, ndërsa autori i sulmit është arrestuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Polici është sulmuar në orët e pasdites teksa po kryente kontrolle rutinore në lagjen Medborga Plasten, njoftoi Anders Bryngelsson, zëdhënësi i policisë së Stokholmit.
Bryngelsson njoftoi se i dyshuari për sulmin është arrestuar, ndërsa polici i plagosur është hospitalizuar për trajtim.
Policia ende nuk ka dalë me deklaratë lidhur me identitetin dhe shtetësinë e agresorit.