Atila Altuntaş
11 Gusht 2016•Përditësim: 12 Gusht 2016
STOKHOLM (AA) - Prokuroria suedeze ka bërë të ditur se do të marrë në pyetje në Ambasadën e Ekuadorit në Londër themeluesin e Wikileaks-it, Julian Assange i cili akuzohet për përdhunim në Suedi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e saj Prokuroria e Suedisë theksoi se Julian Assange do të merret në pyetje në Ambasadën e Ekuadorit në Londër ku ai po qëndron prej 4 vitesh.