Halit Süleyman
05 Maj 2016•Përditësim: 06 Maj 2016
IDLIB (AA) - Rritet në 27 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmin ajor të ndërmarrë nga avionët e regjimit të Bashar Asadit në qytetin e tendave ku nodheshin civilë në Idlib në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga spitali i improvizuar në rajonin Sarmada ku ndodhet kampi Kamune mësohet se është rritur në 27 numri i civilëve që kanë humbur jetën në sulmin e ndërmarrë nga avionët e regjimit ndaj kampit ku gjithashtu vihet në dukje se në mesin e të vrarëve ka gra dhe fëmijë.