Gülşen Topçu
06 Qershor 2019•Përditësim: 06 Qershor 2019
Së paku 14 sulmues janë vrarë gjatë sulmit mbi një postbllok kontrollues në Sinai të Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Ministria egjiptiane e Punëve të Brendshme bëhet e ditur se një grup terroristësh sulmuan postbllokun kontrollues në Arishin veriperëndimor.
Pas kësaj, theksuan ata, lokalizuan sulmuesit të cilët ishin fshehur në një shtëpi në zonën El-Mesaida. Gjatë bastisjes së forcave të sigurisë erdhi deri te përleshja gjatë të cilës humbën jetën 14 sulmues.
Mediat lokale theksojnë se gjatë sulmit mbi postbllokun kontrollues humbën jetën edhe tetë policë.
Përgjegjësinë për sulmin e mori organizata terroriste DEASH.
Që nga muaji shkurt i vitit të kaluar forcat egjiptiane të sigurisë janë duke zbatuar aksion të gjerë kundër, siç theksojnë “grupeve terroriste” me seli në Sinai dhe Shkretëtirën Perëndimore.
Gadishulli e Sinait është epiqendra e rebelëve militant nga mesi i vitit 2013, kur presidenti i parë egjiptian i zgjedhur në mënyrë demokratike Mohamed Morsi u përmbys me grusht shtet.