Sayed Khodaberdi Sadat
29 Nëntor 2018•Përditësim: 29 Nëntor 2018
KABUL (AA) – Në një sulm me autobombë të kryer dje në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 29 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Drejtorisë Policore në Kabul, Basir Myxhahit, në një deklaratë për AA tha se njëri prej 5 sulmuesve, me autobombë ka marrë si objektiv portën hyrëse të kompanisë angleze të sigurisë G4S në rajonin Dispiçeri të Kabulit.
Myxhahit bën të ditur se pas sulmit me bombë, 4 sulmues të tjerë kanë hyrë në kompani dhe janë përleshur me shërbyesit e sigurisë. Pas përleshjeve që kanë zgjatur rreth 10 orë, Myxhahit njofton se 4 sulmuesit janë neutralizuar.
Ai njofton se si pasojë e sulmit 10 persona kanë humbur jetën, kurse 29 të tjerë, në mesin e të cilëve ndodhen edhe të huajt, janë plagosur.
Përgjegjësinë e sulmit ka marrë organizata e talebanëve.