Mustafa Deveci
17 Mars 2018•Përditësim: 18 Mars 2018
KABUL (AA) – Në një sulm me autobombë në Afganistan, 3 persona kanë humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për AA, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nexhib Danish tha se në lindje të kryeqytetit të Afganistanit në Kabul është kryer një sulm me një autobombë.
Danish bëri të ditur se si pasojë e këtij sulmi kanë humbur jetën 3 civilë dhe 4 të tjerë janë plagosur.
Dëshmitarët e rastit kanë njoftuar se objektiv i këtij sulmi ishte një zyre e cila i përket të huajve në rajon.
Përgjegjësinë për sulmin e morën talebanët.