Sayed Khodaiberdi Sadat
25 Korrik 2020•Përditësim: 25 Korrik 2020
Katër civilë kanë humbur jetën në një sulm me bombë në provincën Baghlan në veri të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e policisë në Baghlan njoftuan se një bombë e vendosur në rrugë në zonën Bag Shamal shpërtheu kur një automjet me civilë po kalonte nëpër këtë zonë.
Krahas katër të vdekurve, një person tjetër është plagosur.
Ende asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër sulmin.