Arif Yusuf,Mehmet Nuri Uçar
11 Maj 2016•Përditësim: 12 Maj 2016
BAGDAD (AA) - Numri i personave që humbën jetën nga shpërthimi i autobombës, që ndodhi në rajonin Sadr të Bagdadit, është rritur në të paktën në 56, ndërsa numri i të plagosurve në 78, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga zyrtarët e Spitalit Imam Ali në rajonin Sadr, Ali Casim në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tha se numri i të vdekurve nga sulmi i ndodhur në rajonin Sadr është rritur në 56, ndërsa i të plagosurve në 78.
Casim, ka theksuar se trupat e pajetë janë dërguar në institucionin e mjekësisë ligjore, ndërsa vazhdojnë të gjitha punimet për trajtimin e të plagosurve. Ai gjithashtu theksoi se një numër i madh i të plagosurve janë larguar nga spitali, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.