Ali Demir
31 Janar 2016•Përditësim: 31 Janar 2016
DAMASK (AA) – Gjatë sulmit me bombë në vendin Seyyide Zeyneb, pjesë e kryeqytetit sirian, Damask, humbën jetën 30 persona, ndërsa 40 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç mëson gazetari i AA-së mjetet e aktivizuara shpërthyese ishin vendosur në tre automjete. Janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ndërsa janë marrë edhe masa të larta sigurie.
Informacionet për sulmin i konfirmoi edhe agjencia zyrtare e lajmeve të Sirisë SANA. Ende nuk ka informacione se kush janë sulmuesit. Shumica e atyre që jetojnë në vendin ku ndodhi sulmi janë shiitë.