Ramazan Turgut
04 Korrik 2016•Përditësim: 04 Korrik 2016
MEKË (AA) - Në një sulm kamikaz të ndodhur në afërsi të kryekonsullatës amerikane në qytetin Xhide të Arabisë Saudite, ku si pasojë janë plagosur 2 policë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklarate të publikuar nga Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite thuhet se rreth orës 02.15 të mesnatës forcat e sigurisë në parkingun e spitalit Dr. Sulejman në bulevardin "Palestina" pas veprimeve dyshuese të një personi kanë kaluar në veprim për të kryer kontroll të sigurisë. Pas këtij kontrolli sulmuesi ka shpërthyer jelekun kamikaz.
Në ngjarje mësohet se kanë vdekur dy sulmuesit dhe janë plagosur 2 punonjës të sigurisë.