Ekip
04 Korrik 2016•Përditësim: 04 Korrik 2016
BAGDAD (AA) -Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, ka shpallur tre ditë zie, si pasojë e sulmit me autobombë në Bagdad, që ka shkaktuar vdekjen e 151 personave, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmi, për të cilin përgjegjësinë e mori DAESH-i, kishte në shënjestër një qendër tregtare në Bagdad dhe ndodhi në orën 01.00 sipas kohës lokale të dielën, deklaroi për AA një burim nga forcat e sigurisë.
Nga Ministria e Shëndetësisë konfirmojnë se sulmi me bombë ka shkaktuar 151 të vdekur dhe 185 të plagosur.
Përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër DAESH-i i cili në vitin 2014 mori në kontroll një pjesë të madhe të territoreve në veri dhe perëndim të Irakut.