Ahmet Dursun
22 Shtator 2018•Përditësim: 23 Shtator 2018
ANKARA (AA) - Bëhet e ditur se një sulm terrorist ka ndodhur gjatë një parade ushtarake në qytetin Ahvaz në jugperëndim të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA ka njoftuar se është rritur në 24 numri i të vdekurve, dhe 53 i të plagosurve në sulmin e armatosur terrorist i cili ka patur në objektiv paradën ushtarake të zhvilluar në qytetin Ahvaz me rastin e 38-vjetorit të luftës Iran-Irak.

Në lajm gjithashtu theksohet se në mesin e të vdekurve ka ushtarë dhe civilë, dhe se ka shqetësime se mund të rritet numri i të vdekurve.
Ndërkohë bëhet e ditur se në mesin e të vrarëve ndodhet edhe gazetari Yunus Purhulu i cili punonte për revistën Asri Cunub.
Zv.prefekti i rajonit Huzistan, Ali Husejinzade ka inforuari se kanë vdekur dy dhe dy të tjerë janë kapur gjallë nga autorët e sulmit të kryer ndaj një ceremonie ku merrnin pjesë edhe zyrtarë ushtarakë dhe politikë.
Ndërsa zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ramazan Sherif, ka njoftuar se sulmi ndaj paradës ushtarakë në qytetin Ahvaz është kryer nga organizata El Ahvazije. Po ashtu në deklaratën e tij në agjencinë ISNA Sherif ka pretenduar se ky grup mbështetet nga Arabia Saudite.