Aliia Raimbekova,Gamze Türkoğlu Oğuz
18 Korrik 2016•Përditësim: 18 Korrik 2016
ASTANA (AA) – Të paktën shtatë policë u plagosën në sulmin terrorist të mëngjesit të sotëm ndaj godiës së Drejtorisë së Policisë dhe Komitetit të Sigurisë Kombëtare (KNB) në Almati, qytet në juglindje të Kazakistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Punëve të Brendshme të Kazakistanit njoftoi se persona të armatosur sot në mëngjes kanë kryer një sulm të armatosur terrorist në Drejtorinë e Policisë dhe KNB-së në Almati.
Sipas informacioneve të para nga sulmi janë plagosur rëndë të paktën shtatë policë.