Fatih Hafız Mehmet
31 Tetor 2018•Përditësim: 31 Tetor 2018
KABUL (AA) - Të paktën shtatë persona kanë e humbur jetën në një sulm vetëvrasës në kryeqytetin afgan Kabul, bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Najib Danish për AA tha se tetë persona të tjerë po ashtu janë plagosur kur sulmuesi vetëvrasës hodhi veten në erë pranë një automjeti që transportonte punëtorë të burgut Pul-e-Charkhi.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.