Haydar Hadi
09 Qershor 2017•Përditësim: 09 Qershor 2017
KERBELA (AA) - Si pasojë e një sulmi vetëvrasës në qytetin e Kerbelasë në Irak, të paktën 4 persona thuhet se kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të përbashkët nga policia federale dhe komanda e operacioneve për Kerbelanë, thuhet se sulmi ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në stacionin e autobusëve të Kerbelasë.
Policia ka tentuar të neutralizojë një kamikaz i cili është përpjekur të futet në stacion. Ndërkohë kamikazi ka shpërthyer bombën në trupin e tij dhe si pasojë të paktën 4 civilë kanë mbetur të plagosur, thuhet në deklaratë.
Edhe pse në krahasim me kryeqytetin, Bagdad, Kerbelaja njihet si një qytet i qetë, herë pas herë ndodhin sulme vetëvrasëse apo ngjarje të dhunshme.