Ekip
02 Maj 2016•Përditësim: 03 Maj 2016
BERLIN (AA) - Kreu i shërbimit të zbulimit gjerman, Hans-Georg Maassen tha sot se sulmet vdekjeprurëse në Paris dhe Bruksel tregojnë "kompleksitet të lartë" të natyrës së kërcënimit terrorist në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Maassen në konferencën e Zyrës për mbrojtje të rendit kushtetutes, tha se ekstremistët zakonisht vijnë nga zonat e konfliktit dhe disa prej tyre kanë arritur në Evropë përmes valës së emigracionit.
Sipas tij, Agjencia gjermane e zbulimit tani duhet të marrë në konsideratë skenare të shumta të sulmeve të mundshme terroriste. Rreth kësaj më së shumti mund të ndihmojë bashkëpunimi ndërkufitar në shkëmbimin e informacioneve.