Hasan Esen
22 Mars 2016•Përditësim: 22 Mars 2016
BRUKSEL (AA) - Njoftohet se në 3 sulmet terroriste në Bruksel kanë humbur jetën së paku 34 persona dhe janë plagosur 136 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e gazetës Le Soir të bazuar në Prokurorinë e Brukselit, theksohet se në dy sulmet të ndodhura në aeroportin e Bruksel-t kanë humbur jetën 11 persona dhe janë plagosur 81 të tjerë.
Ndërsa në sulmin në stacionin e metrosë Maalbeek të paktën 20 persona kanë humbur jetën, ndërsa 55 të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë theksohet se shpërthimi në rrugën La Loi ka qenë nga çaktivizimi i kontrolluar i një pakoje të dyshimtë.