Betül Yürük
02 Dhjetor 2015•Përditësim: 02 Dhjetor 2015
GJENEVË (AA) - Si pasojë e dëmtimit të impianteve të ujit në Halep nga sulmet ajrore të ndërmarra javën e kaluar mësohet se 3.5 milionë sirianë janë përpballur me ndërprerjen e ujit, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesja e UNICEF-it në Siri Hanaa Singer në një deklaratë është shprehur se madje edhe lufta ka rregulla por se në Siri çdo ditë vihen në objektiv "infrastrukturat civile të cilat kanë rëndësi jetësore".
Singert teksa nuk thekson se nga kush janë kryer bombardimet të cilat kanë patur objektiv impiantin e ujit al-Khafseh ajo ka shprehur se ky impiant mesatarisht siguron 18 milionë litra ujë në ditë dhe se është burimi i ujit të pijshëm për 4 milionë njerëz në Halep dhe se për këtë arsye afërsisht 3.5 milionë sirianë përballen me këtë ndërprerje të ujit.
Singer ka theksuar ndër të tjera se impianti i ujit është riparuar pjesërisht por se ende mbi 1.4 milionë sirianë kanë probleme me furnizimin e ujit.