Sayed Khodaberdi Sadat
01 Qershor 2017•Përditësim: 02 Qershor 2017
KABUL (AA) – Numri i të vdekurve në sulmin e djeshëm me bombë që ndodhi në qendër të Kabulit, ku janë të vendosura shumë përfaqësi diplomatike, është rritur në 90, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmi është kryer duke aktivizuar mjetin shpërthyes në një kamion i cili ishte i parkuar afër sheshit Zambaq në qendër të qytetit.
Nga Ministria e Shëndetësisë së Afganistanit konfirmuan se numri i të vdekurve është rritur në 90, ndërsa i të plagosurve në 461.
Shprehën shqetësimin se numri i të vdekurve mund të rritet. Në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve shumica janë civilë.
Nga Oda Ekonomike e këtij vendi njoftuan se sektorit privat i është shkaktuar dëm material në vlerë prej rreth 10 milionë dollarë. Më së shumti janë dëmtuar bankat, hotelet dhe ndërmarrjet.
Agjencia e inteligjencës së Afganistanit thekson se ekziston mundësia që prapa sulmit të qëndrojë grupi ekstremist Haqqani.
Kjo organizatë ngarkohet për një varg sulmesh ndaj qeverisë afgane dhe objektivave të NATO-s në Afganistan.
Sulmi ndodhi afër ambasadës gjermane, por në këtë kuart janë vendosur edhe ambasada e Turqisë, Japonisë, Iranit dhe vendeve të tjera. Sulmin me bombë e dënuan shumë vende dhe organizata ndërkombëtare.