28 Nëntor 2015•Përditësim: 28 Nëntor 2015
BAMAKO (AA) – Olivier Salgado, zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara në Mali tha se në sulmin me mortaja ndaj bazës së Kombeve të Bashkuara (OKB) e cila ndodhet në pjesën veriore të vendit, Kidal, janë vrarë tre persona, ndërkohë që 20 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ai deklaroi të shtunën se një grup personash të paidentifikuar kanë sulmuar me disa mortaja bazën e OKB-së, duke vrarë dy pjesëtarë të forcave paqeruajtëse në mision. Ai shtoi se katër persona të plagosur janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sulmi është kryer pasi që forcat e sigurisë së Malit arrestuan dy persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me sulmin e javës së kaluar ndaj një hoteli luksoz në kryeqytetin Bamako, ku janë vrarë 20 persona.