Emre Gürkan Abay
15 Mars 2017•Përditësim: 15 Mars 2017
MOSKË (AA) - Turqia synon që këtë vit të rrisë numrin e turistëve nga Rusia deri në 5 milionë. Kjo është bërë e ditur nga zëvendësministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Hüseyin Yayman i cili ndodhet për një vizitë në panairin e turizmit në Moskë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Jemi shumë optimistë për vitin 2017. Synimi jonë është që të mirëpresim në Turqi 5 milionë miq tanë nga Rusia këtë vit", është shprehur ai.
Yayman, marrëdhënien mes Turqisë dhe Rusisë e ka cilësuar si të rëndësishme në shumë fusha dhe ka theksuar se ajo është e bazuar në lidhje historike dhe kulturore.
Ndërsa duke iu referuar historisë, Yayman thotë: "Rusia ka ndihmuar shumë Turqinë gjatë luftës për pavarësi dhe këtë e dinë shumë mirë popujt e dy vendeve. Në këtë kontekst ne duam që këtë lidhje ta çojmë edhe më përpara."
Ai ka folur edhe për problemet që kanë patur dy vendet vitin e kaluar, duke thënë se përkundër kësaj ata janë shumë optimistë për këtë vit.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kalon pushimet e tij në Antalya dhe këtë ja sugjeron të gjithëve, ka thënë Yayman dhe më pas ka shtuar se çdo turist që vjen në Turqi është një ambasador i paqes mes dy vendeve.
"Turqinë do ta prezantojmë edhe në tema të tjera në Rusi"
Ndërsa duke folur për bashkëpunimin me Rusinë në fushën e turizmit, Yayman thekson: "Dëshirojmë që Turqinë ta prezantojmë edhe në fusha të tjera në Rusi. Në këtë kontekst telenovelat turke janë shumë të rëndësishme. Turqia nuk është vetëm në thonjëzat e plazhit, rërës dhe dellit për Rusinë. Në të njëjtën kohë, duhet të bëjmë të pamundurën që të servirim shërbime të tjera, si turizmi kulturor, turizmi sportiv, turizmi shëndetësor dhe turizmi i besimit."
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Rusi, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shpalli vitin 2019 si "Vitin e kulturës dhe turizmit mes Turqisë dhe Rusisë".