Mustafa Melih Ahıshalı
06 Nëntor 2019•Përditësim: 06 Nëntor 2019
Një tërmet me fuqi prej 5.4 ballë ka goditur provincën Hormozgan, në Iran, raporton Anaodlu Agency (AA).
Në njoftimin e Qendrës seizmologjike të Universitetit të Teheranit, theksohet se tërmeti në ora 11:10 sipas kohës lokale goditi qytetin Ruydar, ndërsa është evidentuar në thellësi prej 16 kilometrave.
Nuk dihet akoma nëse ka viktima.