Hakan Ceyhan Aydoğan
04 Maj 2017•Përditësim: 04 Maj 2017
MOSKË (AA) - Takimi që presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan mbajti ditën e djeshme në Soçi të Rusisë me presidentin rus Vladimir Putin është raportuar gjerësisht në shtypin rus, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazetat prestigjioze të Rusisë karahas lajmeve të shumta në lidhje me takimin Erdoğan-Putin kanë publikuar edhe shumë shkrime, opinione dhe artikuj.
Shtypi ka treguar një interes të madh për takimin e mbajtur në rezidencën shtetërore "Boçarov Ruçey" në Soçi, ku krahas shtypit rus dhe turk takimi është ndjekur edhe nga gazetarë të huaj.
"Po rikthehemi në bashkëpunimin e partneritetit"
Gazeta Izvestiya takimin e ka dhënë me titullin "Po rikthehemi në bashkëpunimin e partneritetit", ku në artikull ka theksuar se Putin dhe Erdoğan kanë vendosur në heqjen e ndërsjellë të kufizimeve.
Ndër të tjera në shkrim në lidhje me detajet e takimit është vënë në dukje se Moska dhe Ankaraja e kanë parë si pozitiv idenë për rajonet pa-konflikte në Siri.
"Takimi Putin-Erdoğan është zhvilluar për më shumë se 3 orë me dyer të mbylllura. Në konferenën për media pas takimit Putin ka thënë se procesi i normalizimit të marrëdhënieve turko-ruse ka mbetur në të kaluarën. Po rikthehemi në bashkëpunimin e partneritetit".
Gazeta Kommersant ka shkruar përshtypjet me faqe të plotë dhe me titullin "Domatet do të lulëzojnë buzë lumit" ku është vënë në dukje se Rusia nuk ka bërë hap prapa në lidhje me çështjen e domateve por se është arritur dakordësim në çështjet e tjera.
"Përveç domates çdo gjë"
Agjencia e lajmeve Tass në lajmin e saj të ofruar për abonentët e saj ka përdorur titullin "Përveç domates çdo gjë".
Në lajm thuhet se "Putin dhe Erdoğan kanë zhvilluar një takim të suksesshëm dhe të frytshëm në Soçi. Ankaraja dhe Moska përveç domates kanë marrë vendimin për heqjen e të gjitha kufizimeve në tregti. Gjithashtu do të mundësohen edhe disa lehtësira në çështjen e vizave".
Në nëntitullin e lajmit qëndron shprehja e Putinit se "Mund të themi në mënyrë së sigurtë se është plotësuar procesi i normalizimit të marrëdhënieve tona".
Gjithashtu në lidhje me takimin një numër të madh lajmesh ka publikuar edhe agjencia e lajmeve Ria-Novosti.
Takimi Erdoğan-Putin në kanalet televizive ruse të lajmeve
Teksa automjetet e transmetimeve direkte janë pozicionuar që në orët e para të mëngjesit përpara rezidencës ku do të mbahej takimi Erdoğan-Putin, shumë kanale televizive kanë transmetuar direkt këtë takim ku gjatë gjithë ditës takimi ka qenë pika numër një e rendit të ditës në kanalet televizive të lajmeve.
Konferenca për media Erdoğan-Putin është transmetuar direkt nga të gjithë kanalet televizive të lajmeve në vend.
Kanali televiziv Rossiya-24 në lajmin e saj të publikuar pas takimit ka preferuar titullin "Putin dhe Erdoğan përveç domates janë dakordësuar në çdo çështje".
Gjtihashtu në lajm janë dhënë edhe mendimet e ekspertëve në lidhje me situatën e përgjithshme të marrëdhënieve Turqi-Rusi.
Ndërsa kanali Life-News në lajmin e tij me titull "Hiqen kufizimet" ka theksuar se "Putin i cili ka folur në konferencën për media ka theksuar se kufizimet dëmtojnë ekonominë dhe se kanë vendosur të heqin në mënyrë të ndërsjellë të gjitha kufizimet në tregti. Përjashtimi vetëm domatja".